Ezgjan Alioski u largua nga Leed United pas 4 vitesh. Mesfushori me origjinë shqiptare për momentin është një lojtari i lirë e pas Europianit të mirë me Maqedoninë e Veriut është në kërkim të një skuadre të re.
Mediat italiane bëjnë me dije se Napoli e ka përfshirë 29-vjeçarin në listën e dëshirave dhe mund të jetë një nga afrimet e merkatos së verës. Spalleti dëshiron një lojtar krahu dhe drejtuesit kanë piketuar Alioskin si një përfocim ideal duke parë se lojtari do të afrohet me parametra 0.
Pas Elseid Hysaj, Napoli mund të ketë një tjetër lojtar shqiptar në skuadër nga sezoni i ri dhe negociatat mes palëve kanë nisur.

Poll