Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E bujshme nga Spanja, trajneri gjerman merr drejtimin e Barcelonës në fund të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Spanja, trajneri gjerman merr drejtimin e Barcelonës në

Xavi njoftoi ditën e djeshme, që në fund të sezonit aktual do të largohet nga Barcelona. Trajneri spanjoll është shprehur se çfarëdo që të ndodhë, edhe nëse fitojnë Champions Leaguen, ai do të largohet nga katalanasit.

Te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për pasardhësin, teksa mediat spanjolle bëjnë të ditur edhe emrin që është më pranë katalanasve. Nga Spanja raportohet se trajneri i ri i Barcelonës do të jetë gjerman.

Hansi Flick është i preferuari i klubit katalanas, me presidentin Laporta që e ka dëshirën parësore. Thashethemet Flick-Barcelona kanë qenë që në vitin 2021, por tashmë gjithçka duket më objektive.

Shanset janë të mëdha që Flick të marrë drejtimin e Barcelonës, me trajnerin gjerman që është i papunë dhe me klubin spanjoll që duke parë kushtet ekonomike nuk ka një zgjedhje më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga