
Legjenda e futbollit Fabio Cannavaro është emëruar trajner i Kinës. Lajmin e konfirmojnë mediat e huaja, të cilët theksojnë se ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 do të marrë frenat e kombëtares aziatike javën e ardhshme për turneun Kupa e Kinës.
Megjithatë, Federata Kineze e Futbollit nuk saktëson nëse zgjedhja e ish-mbrojtësit legjendar është e përkohshme apo afatgjatë.
Cannavaro spikati në vitet '90 dhe 2000 në futbollin italian me Parmën, Interin dhe Juventusin. Ai mban rekordin e dytë si lojtari me më shumë paraqitje me fanelën e Italisë, plot 136 ndeshje.
Në vitin 2006 fitoi "Topin e Artë" pas shkëlqimit në Kupën e Botës në Gjermani me Italinë.
Poll