
Kampionët e Maqedonisë së Veriut Shkëndija po planifikojnë të ndërtojnë një ekip konkurues jo vetëm për kampionat, por dhe për në Europë. Nga ekipi shqiptar pritet të largohen një numër i madh lojtarësh.
"Infosport.mk" raporton se mes grupit të futbollistëve bën pjesë dhe ish-futbollisti i Kukësit Izair Emini, i cili për shkak të moshës dhe hapësirave të pakta mund të pranojë një eksperiencë të re.
Futbollistët që nuk shihen si pjesë e projekteve të ardhshme të Shkëndijes janë: Samir Fazli, Remzifaik Selmani, Blagoja Todorovski, Kostantin Çeshmeixhev dhe Besmir Bojku.
Kuqezinjtë marrin pjesë në Champions League dhe do të synojnë medoemos pjesëmarrjen në fazën finale të një kompeticioni europian.
Paralelisht me merkaton e bujshme që pritet të nisë, po aplikohet dhe rinovimi i stadiumit "Ecolog Arena".