
Merkato e dimrit ka hyrë tashmë në një fazë mjaft të nxehtë. Juventus është një nga ekipet që kërkon të bëjë "çmendurinë" në këtë periudhë hyrje-daljesh teksa mësohet se kampionët e Italisë duan në skuadër Paul Pogba. Sipas Tuttosport, "Zonja e Vjetër" është në tratativa për shërbimet e mesfushorit francez.
Italianët janë gati të paguajnë për lojtarin, por gjithashtu mund të përfshijnë në marrëveshje, Rabiot dhe Dybala. Drejtuesit e Manchester United janë të vendosur për ta mbajtur në skuadër 26-vjeçarin. Pritet me interes të mësohet se çdo të ndodhë me të, ndërsa në Itali janë të bindur se Juventus do të arrijë të finalizojë me sukses operacionin.
Poll