Interi dëshiron që sezonin e ardhshëm pankiën e tij ta drejtojë Antonio Conte. Ish-trajneri i Juventusit, Chelseat dhe Italisë ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit zikaltër, saktësisht me drejtorin e klubit Giuseppe Marotta dhe presidentin Steven Zhang. “Calcio Mercato” raporton se ish-futbollisti i Juventusit dhe Italisë është një dëshirë e vjetër e klubit italian duke parë sukseset e akumuluara në karrierën si trajner (4 kampionate të fituara; 3 me Juventusin dhe 1 me Chelsean).
Inter nuk e shikon si të suksesshme vazhdimin e projektit me teknikun aktual Luciano Spalletti, i cili nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në fazën e 1/16-ve të Champions League dhe në kampionat Inter është shumë pas kryesuesve Juventus dhe Napoli. Me Conten, klubi zikaltër dëshiron të kthehet në elitën e futbollit italian dhe europian.