Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Drejtori i MILANIT gati të shkarkojë GATTUSON, zgjedh trajnerin e STRAKOSHËS

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Drejtori i MILANIT gati të shkarkojë GATTUSON, zgjedh

Te Milani nuk e kanë ndarë mendjen nëse trajneri i skuadrës Gennaro Gattuso do të qëndrojë në krye të pankinës së "Djallit". Drejtori i Milanit Leonardo po planifikon që të sjellë në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës trajnerin e Lacios Simone Inzaghi.

Thashethemet e merkatos kanë përpiluar një listë me kandidatë për të marrë stolin e Milanit, ku midis tyre renditen emra të njohur si: Mauricio Pochettino, Antonio Conte dhe Unai Emery.

Milani ndodhet në vendin e katërt në kampionatin italian dhe rrezikon të dështojë në pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Gattuso i ka mbijetuar mrekullisht presionit për t'u shkarkuar nga posti i trajnerit të Milanit, por nëse nuk e mbyll sezonin midis katër vendeve të para në kampionatin italian, shkarkimi është i paevitueshëm.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga