
Mauro Icardi është në dilemë për të ardhmen. Sulmuesi duket se nuk ka hapësira te PSG, me Monza që kërkon rikthimin e tij në Serie A. Ish-kapiteni i Inter ka vizituar Milanon, duke postuar edhe një foto nga “Giuseppe Meazza”.
“Sa emocione jetuam këtu ... Momente të pashlyeshme të jetës sime familjare dhe futbollistike. Shumë kujtime të mira që do të mbeten gjithmonë në zemrën time”, shkruan Icardi.
Një mesazh i koduar për Inter apo një moment nostalgjie, kjo pritet të shihet në ditët në vijim. Nëse argjentinasi kërkon një ftesë nga kombëtarja për Kupën e Botës, do duhet të gjejë një ekip ku ka minutazh të plotë. Me Lukakun, Dzekon dhe Lautaro në sulm, e ardhmja te zikaltërit duket larg për Icardin.
Poll