
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në dyshim. Sulmuesi suedez ka një kontratë deri në fund të sezonit me Milanin, ndërsa nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën e re apo do të largohet.
Ibra kërkon garanci edhe për sezonin tjetër, ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë një takim me Gazidis dhe drejtuesit e klubit kuqezi. Duke parë këtë situatë, Bologna kërkon të përfitojë duke I ofruar një kontratë lojtarin.
Sipas mediave italiane, Sinisa Mihalojvic do të tentojë edhë në merkaton e verës të firmos me Ibrahimovic. Trajneri I Bologna tentoi edhe gjatë merkatos së janarit, por suedi preferoi kalimin te Milani, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendi I radhës.
Poll