
Juventus dhe Dortmund kanë bërë hapa përpara për sa i përket çështjes së shitjes së Emres Can. Oferta e parë e gjermanëve është rreth 20 milionë euro, por torinezët kërkojnë shifrën fikse. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e vogël dhe në orët në vijim mund të zgjidhet marrëveshja. Natysisht, në të tilla trataiva dikush duhet të ''lëshojë pe''. Turku nuk arriti të inkaudrohej mirë në lojën e bardhezinjve dhe Sarri ka vendosur ta lërë të lirë.
Juventus nuk po punon vetëm për këtë marreveshje, pasi në diskutim e sipër janë edhe shumë të tjera. Kujtojmë që Dortmund luan në shumë kompeticione dhe lojtar i tillë nevojitet. ''Të verdhët'' mbetet një mundësi e mirë, ndoshta atje do ketë më shumë hapësira. Emre Can te Dortmund? Më shumë ''po'' sesa ''jo''.