Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Dy vëllezërit Xhaka sfidojnë njëri-tjetrin për herë të katërt brenda vitit...

Shkruar nga NEWSPORT

Në "Euro 2016" në sfidën Shqipëri-Zvicër dhe dy herë në grupet e Champions League në takimet vajtje-ardhje Bazel-Arsenal.

Tri sfida mes dy vëllezërve Xhaka, Taulanti i Shqipërisë dhe Graniti i Zvicrës.

I madhi luan me Bazelin, ndërsa vëllai i vogël me Arsenalin. Tri ndeshje emocionuese mes tyre në fushën e blertë, pa diskutim më e ndjera ajo mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Këtë herë, dy vëllezërit Xhaka kanë menduar të sfidojnë njëri-tjetrin në..."play-station". Taulanti ndodhet në Londër për vizitë te vëllai i tij që luan me Arsenalin dhe dy futbollistët e famshëm nuk kanë nguruar të bëjnë publike sfidën e tyre të 4-t brenda këtij viti duke e hedhur foton në rrjetet sociale.

Ndryshimi i vetëm është terreni, sepse në ndeshjen e 4-t mes tyre, Taulanti dhe Graniti nuk kanë nevojë të përdorin duart për të frenuar njëri-tjetrin në fushën e lojës, por të përdorin sa më shpejt dhe më mirë, dorezat e "play-station". Në tri ndeshjet e luajtura në fushën e blertë, Taulanti ka dalë i humbur ndaj vëllait të tij.

Tani të gjithë mund të jenë në pritje të rezultatit final të sfidës së 4-t...

[caption id="attachment_69047" align="alignnone" width="750"]xhaka-dh Taulant dhe Granit Xhaka duke sfiduar njeri-tjetrin ne Play-Station[/caption]

 

[caption id="attachment_69052" align="alignnone" width="1024"]taulant-dhe-granit-xhaka-ne-ndeshjen-shqiperi-zvicer-0-1-e-vlefshme-per-grupet-e-euro-2016 Taulant dhe Granit Xhaka ne ndeshjen Shqiperi-Zvicer 0-1, e vlefshme per grupet e "Euro 2016"[/caption]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga