
Lajme aspak të mira për Milanin. Ditën e sotme është operuar Mike Maignan dhe operacioni është mbyllur me sukses.
Portieri francez kishte probleme në dorën e tij të majtë dhe për shëruar plotësisht ishte e nevojshme që të operohej. Maignan tashmë do të qendrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj dhe do të humbasë rreth 14 ndeshje me kuqezinjtë.
26-vjeçari ishte një nga pikat e forta të Milanit në këtë fillim sezoni, por gardiani i portës duhet të ndalet për dy muaj dhe pritet të kthehet në fushë më 19 dhjetor në ndeshjen ndaj Napolit ose maksimumi ndaj Empolit 3 ditë më vonë.
Poll