Interi do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të Serie A ditën e nesërme ndaj Fiorentinës. Zikaltërit luajnë në “San Siro”, dhe zbresin në fushë në orën 20:45. Një ndeshje e vështirë në letër, por zikaltërit kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë edicionin e ri.
Trajneri Antonio Conte ka vendosur për formacioni titullar që do të luajë nga minuta e parë. Hakimi, dhe Kolarov kanë fituar menjëherë një vend titullari duke parë edhe mungesën e De Vrij e do të bëjnë debutimin zyrtar.
Gjithashtu Conte do t’I besojë Eriksen pas shpinës së Lukaku-Lautaro. Afrimi I fundit në merkato, Arturo Vidal edhe pse ka disa ditë që stërvitet me skuadrën nuk do të rrezikohet duke e filluar nga minuta e parë, por do të hyjë në fushë gjatë ndeshjes.
(3-4-1-2) Handanovic; D’Ambrosio, Bastoni, Kolarov; Hakimi, Barella, Gagliardini, Perisic; Eriksen; Lukaku, Lautaro.