Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Duka zbulon prapaskenat e largimit të Tramexanit: Na zuri pa përgatitur!

Shkruar nga NEWSPORT
Duka zbulon prapaskenat e largimit të Tramexanit: Na zuri pa

Largimi i zv.trajnerit të Kombëtares, Paolo Tramexani nga skuadra kuqezi drejt Luganos në Zvicër është komentuar edhe nga presidenti i FSHF-së në emisionin "Fair Play" në "News 24".

"Ishte një lajm i papritur edhe për ne largimi i Paolos. Ai na kontaktoi dhe na e bëri të qartë se kishte dëshirë të bëhej trajner i parë, sepse në fund të fundit ky është edhe profesioni i tij. Na pyeti nëse ne si Federatë do t'ia jepnim këtë mundësi dhe sigurisht që ne nuk u bëmë pengesë për synimet e tij, edhe pse na u cenuan interesat tanë sportivë.

Nuk e penguam, edhe pse me keqardhje, sepse Tramexani ishte një person simpatik dhe që gëzonte respektin e gjithë ambientit të FSHF-së.

Ai ishte një faktor i rëndësishëm i suksesit të Shqipërisë", deklaroi presidenti i FSHF-së.

I pyetur nga moderatorja e emisionit Enkeleda Zeko, nëse Tramexani u largua pas kushtit që FSHF i vendosi atij se duhet të qëndronte në Shqipëri, Duka u shpreh: "Jo nuk ishte kjo arsyeja. Ne u konsultuam me Poaolon dhe i ofruam postin e Drejtorit Teknik të Kombëtares. Një post, të cilin ai duhet ta kryente duke qëndruar në Shqipëri, sepse nuk është një pozicion që bëhet me korrespondecë.

Për arsye familjare, ai nuk mund të ishte rezident në Shqipëri, por pozicionin e zv.trajnerit nuk ia cenuam, e lamë në të njëjtin post që ishte.

Por, unë mendoj se Kombëtarja është një institucion që do të bëhet dhe do të vazhdojë të ecë, edhe pa Dukën në të ardhmen, apo edhe pa De Basin, ashtu siç do të bëjë edhe pa Tramexanin tani", tha Duka në "Fair Play".

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga