
Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, foli për sulmuesin e bardhezinjve, Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar atë si një ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.
"Cristiano Ronaldo është një lojtar i shquar dhe gjithashtu një person fantastik. Unë kam luajtur me të për shtatë vjet, pesë në Real Madrid dhe dy te Juventus. Sipas mendimit tim, ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit, duke marrë duke marrë parasysh cilësitë dhe ambiciet e tij.
Ronaldo gjithmonë dëshiron të fitojë, edhe në stërvitje. Ai është një shembull për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë futbollistët, sepse Cristiano është një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. Jam shumë i lumtur që luaj dhe stërvitem me të”, tha Khedira.