Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Duhanpirësi 50-vjeçar mbaron në kohë rekord maratonën 42 kilometra

Shkruar nga NEWSPORT
Duhanpirësi 50-vjeçar mbaron në kohë rekord maratonën

Një atlet 50-vjeçar ka vrapuar për plot 3.5 orë duke pirë duhan, teksa ka përfunduar me sukses maratonën.

I njohur si “Dajo Chen”-i, kinezi i ka lënë të gjithë pa fjalë kur arriti të përshkojë plot 42 kilometra maratonë duke i mbushur mushkëritë me duhan gjatë gjithë kohës.

Chen është duhanpirës edhe jashtë atletikës, por fotografitë e tij me cigare në gojë teksa vraponte në maratonën e qytetit Jiande janë bërë virale në media.

Si për çudinë e të gjithëve, Chen kaloi vijën e finishit me një kohë mbresëlënëse prej 3 orë e 28 minutash, duke përfunduar kështu i 574-ti nga rreth 1500 vrapues që merrnin pjesë në garë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Chen garon, ai ka merr pjesë sistematikisht në maratonat në Kinë, duke i përfunduar të gjitha me sukses.

Megjithatë, Chen ka edhe kritikë të cilët janë shprehur se tymi i cigares së tij ka dëmtuar vrapuesit e tjerë.

 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga