Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Superligës së Kosovës. Sfida mjaft interesante në të cilat janë shënuar 4 gola.
Llapi i Tahir Batatinës ia doli të fitonte në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Gjilanit. Golat për llapjanët u shënuan nga Januzi dhe Hyseni, ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Jarovic. Me këtë fitore, Llapi shkon në vendin e parë, por si kampion do të "zgjohen" vetëm nesër, pasi Ballkani ka një ndeshje më pak.
Drita “fik” dritat e Prishtinës duke e mposhtur me rezultatin 1-0 dhe duke i hequr edhe ato pak shpresa që kryeqytetasit kishin për titullin kampion, madje vënë në dyshim edhe zonën europiane. Golin për “Intelektualët” e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 61’. Drita shkon kështu në kuotën e 46 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini dhe Fushë Kosova u “kënaqën” me nga 1 pikë. Kjo sfidë përfundoi në barazim pa gola.
[caption id="attachment_727801" align="alignnone" width="652"] Tabela e klasifikimit në Superligën e Kosovës[/caption]