Kemi parë shpesh lëvizje fantastike në një fushë futbolli, por episodi që na vjen nga Argjentina është me të vërtetë i çmendur. Protagonist ka qënë futbollisti i Gimnasia de La Plata, Jan Urtado.
Në fitoren 3-1 kundër Newells Old Boys, sulmuesi nga Venezuela na dhuroi një driblim të veçantë. Pasi ngriti topin në ajër, Urtado e kaloi sipër kokës së kundërshtarit, i cili për ta ndaluar i bllokoi rrugën dhe e goditi.
Poll
