
Drejtori sportiv i Interit Marotta përpara sfidës së djeshme ndaj Sasuolos është shprehur në një intervistë për mediat italiane lidhur me mbrojtësin e Atletiko Madrid, Godin. Marotta ka theksuar se zikaltërit kanë interesim për mbrojtësin që në fundin e sezonit do të jetë një lojtar i lirë.
"Duhet të theksoj se Interi ka një ndikim shumë të fortë, pasi shumë lojtarë po na kërkojnë dhe agjentët trokasin në derën tonë", ka thënë fillimisht Marotta. "Ka kampionë që paraqiten vet tek ne dhe ne nuk duam t'i lëmë të na ikin dhe Godin është një prej tyre. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim lojtarë të tillë dhe dua të theksoj se Godin do të jetë një lojtar i lirë në qershor" u shpreh drejtori sportiv i Interit.