Enzo Fernandez kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të tij nga Chelsea. Lojtari ende nuk ka arritur të shndërrohet në protagonist në “Stamford Bridge” dhe në këto kushte ka pëfunduar në qendër të mediave.
Drejtuesit nuk janë të kënaqur me performancën e argjentinasit dhe sipas mediave britanike bëhet me dije se tashmë 23-vjeçari ka përfunduar në radarin e gjigandëve spanjollë. Barcelona po studion një mundësi të tillë, ndërsa vetë lojtari nuk do të ishte kundër një kalimi në “Camp Nou”.
Për momentin nuk ka ende ndonjë lëvizje nga kampionët e La Ligas, teksa kujtojmë se Fernandez ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në qershor të vitit 2031.
Poll