Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

"Dramë" në ndeshjen e Shkëndijës, ish-lojtari i SUPERIORES ndëshkohet me të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
"Dramë" në ndeshjen e Shkëndijës, ish-lojtari i

Ditën e sotme është luajtur një ndeshje shumë interesante në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Vardari ka pritur në shtëpi Shkëndijën, e vlefshme për raundin e 1/8 të këtij kompeticioni. Kuqezinjtë e kanë nisur shumë mirë takimin, ku kanë shënuar në minutën e 8-të me anë të Imerit. MIrëpo, Mici ka dalë me karton të kuq në minutën e 24. (Mbrojtësi ka luajtur në Superiore me Skënderbeun)

Gjithsesi, tetovarët nuk janë ndalur dhe me anë të Ibraimit kanë shënuar edhe golin e dytë.

Ateherë kur po dukej se kjo ndeshje delikate do përfundonte me fitoren e Shkëndijës, vendasit janë rikthyer në lojë, duke shënuar 2 gola të shpejtë në minutat 72 dhe 80-të, kurse në minutën e 90-të janë ndëshkuar me karton të kuq.

Mbetet për t'u parë në ndeshjen tjetër (30/10/2019) se cila prej këtyre skuadrave do kalojë në raundin tjetër.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga