Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Dortmundi shkon i 'gjunjëzuar' në Mynih, 'verdhezinjtë' nuk njohin fitore prej 10 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Dortmundi shkon i 'gjunjëzuar' në Mynih,

Bayern Munich do të presë në shtëpi Dortmundin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës. Sfida që do të zhvillohet pasditen e sotme në stadiumin “Allianz Arena” do të startojë në orën 18:30.

E ashtuquajtur “Klasikja” gjermane, ka folur vitet e fundit në favor të bavarezëve. Dortmundi kërkon që të marrë fitoren e parë pas 10 viteve në Mynih, gjë që e bënte për herë të fundit në 2014.

Asokohe, Dortmundi fitonte 0-3 me golat e Mkhitaryan, Reus dhe Hofmann. Teksa që prej 12 prillit 2014, verdhezinjtë e kanë harruar ‘shijen’ e triumfit në “Allianz Arena”.

Përsa i përket këtij sezoni, Bayerni është ende në garë për titullin edhe pse ndodhet -10 nga Leverkusen kryesues, ndërsa Dortmundi është në vendin e katërt me 50 pikë, duke ‘luftuar’ për një vend në zonën Champions.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga