Chelsea është shumë pranë nënshkrimit me Ivan Perisiç, pasi marrëveshja është thuajse e arritur. Kështu tregon për mediat italiane gazetari Sandro Sabatini. Kroatit i përfundon kontrata me Interin në fundin e sezonit dhe shumat e ofruara për zgjatjen e saj nuk janë pranuar. Për këtë gjatë sezonit kanë shfaqur interes dy klube angleze. Bëhet fjalë për Newcastle dhe Chelsea.
Newcastle ka ofruar 6.5 milion euro si pagë vjetore, më shumë se oferta e Inter, por dëshira e Perisiç është “Stamford Bridge”. Kështu raporton gazetari italian. “Chelsea ka një marrëveshje me Perisiç. Nuk janë bërë ekzaminimet mjekësore, detajet, por nëse Perisiç nuk shkon te Chelsea do jetë goditje. Lajmi i ditës është se Perisiç ndodhet shumë pranë Chelseat”, u shpreh Sabatini.
Gjithçka shfaqet e kryer dhe pritet vetëm përfundimi i sezonit. Perisiç ja ka dalë të bëjë mjaft mirë këtë sezon dhe sidomos me dy golëshin e tij vendimtar ndaj Juventusit në finalen e kupës, që i dha trofeun zikaltërve.