Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Donin ta largonin, klubi spanjoll "i bën nder" SADIKUT

Shkruar nga NEWSPORT
Donin ta largonin, klubi spanjoll "i bën nder" SADIKUT

Armando Sadiku nuk do të largohet nga Levante. 27-vjeçari ka mbështetjen e klubit spanjoll për të qëndruar, edhe pse ka gati 5 muaj që nuk ka zhvilluar asnjë takim me ekipin për shkak të dëmtimit të ligamentit të gjurit të majtë.

Media e madhe spanjolle "Marca" raporton se nga radhët e ekipit do të largohen Samu Garcia dhe Cheick Doukoure. Sadiku përflitej se do të huazohej në Zvicër, por klubi e ka parë të arsyeshme që riaftësohet plotësisht dhe të inkuadrohet me ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Rikthimin e tij në fushë e pret dhe Shqipëria, e cila ka nevojë për shërbimet dhe golat e Sadikut, mungesa e të cilit u ndie shumë në takimet e Ligës së Kombeve dhe miqësoret me Jordaninë e Uellsin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga