
Në takimin e fundit me Juventusin, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka dëshmuar edhe një herë se e pret një karrierë e jashtëzakonshme. Ai i ndali disa raste shumë të mira të Juventusit, ndërsa njëherësh u tregua më i mirë se Gianlugi Buffon në momentin e penaltive, duke i dhuruar fitoren Milanit.
Pas fitores, ai ka folur rreth emocioneve për fitimin e Superkupës, duke bërë dhe një dedikim special për presidentin e klubit, Silvio Berlusconi.
“Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem. Nuk e di se çfarë po kalon nëpër kokën time. E di se kemi dhënë gjithçka dhe kemi qenë në të njëjtin nivel me Juventusin”. “Trajneri na ka dhënë fuqi shtesë. Dhamë gjithçka që në kërkoi. Është kënaqësi të fitonim me gjithë italianët në fushë, por aty ishin edhe lojtarë të huaj”. “E shkëlqyer. E papërshkruar. Këtë ia dedikoj presidentit. Nuk e di nëse ky është trofeu i tij i fundit, por ia dedikoj atij”, ka thënë Gianluigi Donaruma pas fitores ndaj Juventusit.