Messi është përfshirë në një sondazh të zhvilluar nga Giacobbe, e cila kishte vendosuër legjenden argjentinase mes shumë politikanëve, për të shikuar se cili do të ishte i preferuari i tyre si president.
Sipas këtij sondazhi nga Giacobbe, morën pjesë më shumë se 2,500 argjentinas, ku 43.7% e të anketuarve votuan “po” që Messi të bëhej presidenti i ardhshëm i vendit. Vetëm 37.8% thanë “jo” ndërsa një pakicë prej 17.5% u përgjigjën “ndoshta”.
Rezultatet tregojnë shumë por realiteti duket i largët. Messi do të ngjante me George Weah i cili fioi Topin e Artë në 1995, e më pas u bë dhe presidenti i Liberisë. Zgjedhjet në Argjentinë janë gjatë vitit 2023 dhe Messi pritet të jetë ende një lojtar aktiv.
[caption id="attachment_673704" align="alignnone" width="300"] Sondazhi[/caption]
[caption id="attachment_673703" align="alignnone" width="355"] Votat per individ[/caption]