
Igli Tare ka folur për situatën e Vedat Muriqit te Lazio. Drejtori sportiv i italianëve mendon se forma e Muriqit po vjen duke u përmirësuar, nisur kjo edhe nga minutat që ka marrë së fundmi.
I dëmtuar dy herë dhe me një pauzë prej covid-19, sulmuesi i Lazios duket se do vazhdojë në Serie A dhe për këtë Igli Tare është shprehur se lojtari ka besimin dhe respektin e stafit.
"Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, po ashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit. Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t'i jap shumë futbollit italian dhe përfaqësueses së Kosovës", tha mes të tjerash Tare për RTV Dukagjinin në Kosovë.