
Papu Gomez është lojtar i Sevillias. Argjentinasi është nisur sot paradite nga Bergamoja në Sevilje për të nënshkruar kontratën. Ai fillimisht do kryejë vizitat mjekësore, e më pas do hedhë të zezën mbi të bardhë. Në fjalën e tij në aeroport, ai përshendet ish shokët e ekipit.
"Më vjen keq për tifozët, do të më mungojnë aq shumë. Bergamo është në zemrën time, është qyteti im , është shtëpia ime. Do të shihemi së shpejti me siguri. Kam biseduar me ish shokët e mi të skuadrës, ata e dinë se çfarë mendoj, ata i dinë ndjenjat e mia. Unë i dua të gjithë" - Tha Gomez.
Poll