Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do të ketë edhe disa ditë pushime para aventurës së re në SHBA, Leo Messi: Jam shumë i emocionuar

Shkruar nga NEWSPORT
Do të ketë edhe disa ditë pushime para aventurës së re

Lionel Messi konfirmoi se do të marrë disa ditë pushim para se të shkojë në Miami për t'iu bashkuar klubit të tij të ri Inter Miami.

Superylli argjentinas u kthye në klubin e tij të vjetër Neëell's Old Boys, në ditëlindjen e tij të 36-të, ku mori pjesë në një ndeshje lamtumire për ish-kolegun e tij të kombëtares, Maxi Rodriguez. Messi bëri sërish përshtypje, duke shënuar një hat-trick mahnitës në pjesën e parë për Argjentinën në terrenin e tij të vjetër, i cili përfshinte një goditje dënimi fantastike e cila shkund trekëndëshin e portës.

Messi gjithashtu mori pjesë në një ndeshje lamtumire për Juan Roman Riquelme në La Bombonera dhe konfirmoi se ai po planifikon të marrë disa ditë pushim para se të niset për në Miami për udhëtimin e tij të ri.

"Është një ndjenjë shumë e bukur që kam qenë në gjendje të jem në këtë ndeshje lamtumire, me gjithçka që ai do të thotë për futbollin në Argjentinë, çfarë do të thotë për Boca, për të qenë edhe një herë në "La Bombonera". Tani do të ketë disa ditë pushime dhe më pas do të filloj në qytetin tim të ri, klubin tim të ri, jam shumë i emocionuar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga