
Tirana do të luajë të mërkurën kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Para këtij takimi, tifozët bardheblu janë mobilizuar dhe bëjnë thirrje që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi".
Tifo-grupi "Tirona-Fanatics" bën me dije që do të jetë në impiantin bardheblu një orë para nisjes së sfidës. Fitorja në derbi ka rikthyer entuziazmin në kampin kryeqytetas.
"Rikthehemi te luajme serish ne Kryeqytet por kesaj rradhe ne "Selmon Stermosi"...
Pasneser, te merkuren ne oren 16:00, Tirona pret vlonen.
Fitorja eshte detyrim, per te vazhduar serine e fitoreve!
Fanatics do te jene aty 1 ore perpara.
Hajdemi te gjithe, ta kthejme ne feste e spektakel edhe te merkuren!
Per emrin e modh te TIRONES!
Per Fanatics...", shkruhej në kanalin zyrtar të tifozëve bardheblu.
Atmosfera pozitive ka mbërthyer skuadrën pas triumfit 2-1 në derbi. Tashmë pritet vazhdimësia teksa edhe tre sfida kanë mbetur nga përfundimi i kësaj faze të elitës.