
E hëna mund të quhet ditë e zezë në futbollin italian. Katër largime trajnerësh ndodhën dje në Serinë B të futbollit. Pisa, Benevento, Como dhe Perugia kanë ndarë rrugët me trajnerët.
Pisa ishte pranë ngjitjes në Serie A disa muaj më parë, teksa këtë sezon ka marrë vetëm dy pikë pas gjashtë javësh. Kjo ka sjellë largimin e Rolando Maran, me Pisa që rikthen Luca D’Angelo.
Nga Como është larguar Giacomo Gatusso për shkaqe shëndetësore, teksa Benevento e Veselit largoi Fabio Caserta. Nga Perugia iku Fabrizzi Castori me vetëm një fitore në gjashtë javë.
Poll