
Ditën e djeshme rinisi zyrtarisht futbolli i klubeve në kampionatet kryesore por tashmë do të zbresin gjigantët që do të dhurojnë spektaklin e përjavshëm që jemi mësuar të shohim. Dita fillon në orën 13:30 me një derbi tjetër, ai mes Arsenal dhe Tottenham që janë në një formë fantastike teksa i ndajnë vetëm 1 pikë nga njëri-tjetri. Arsenal është në krye ndërsa Tottenham të tretët pas City.
Në orën 16:00 Chelsea dhe Liverpool do të synojnë tre pikët përballë Crystal Palace dhe Brighton pas nisjes jo të mirë të sezonit. Ndeshjet e tjera janë ato mes Bournemouth dhe Brentford, Fuham – Newcastle, Southampton – Everton dhe në 18:30 West Ham – Wolves.
Poll