Blutë e kryeqytetit po punojnë në merkato për të zëvendësuar lojtarët e larguar gjatë merkatos së verës. Trajneri Igli Allmuça dhe administrator Ismet Saliaj po bëjnë të pamundurën për të marrë lojtarë që prodhojnë lojë dhe që garantojnë të ardhmen e skuadrës, pasi Dinamo këtë sezon nuk dëshiron që të luajë për të siguruar mbijetesën në javën e fundit, por të renditet në vendet e para të tabelës së klasifikimit.

Nertil Ferraj kur luante për Kastriotin
Përpos afrimeve të fundit, në miqësoren kundër Kamzës në fushë është parë ish-mesfushori i Kastriotit, Albert Caca. Ky i fundit është lojtar i perspektivës dhe që e njeh mirë Kategorinë e Parë. Përpos krutanit Caca, te Dinamo pritet rikthimi i Nertil Ferrajt.
Mesfushori i krahut të majtë u largua gjatë merkatos së janarit nga blutë e kryeqytetit në drejtim të Kukësit, por që gjatë merkatos së verës ishte në listën e të padëshiruarëve te verilindorët. Kështu, opsioni i vetëm mbetet kthimi te Dinamo si ekipi mëmë. Ferraj është një ndër lojtarët që ka fituar dy tituj kampionë me Dinamon.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.