Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dhjetë orë udhëtim dhe një humbje e thellë, ja disfata e madhe e Lushnjes ndaj ekipit italian

Shkruar nga NEWSPORT
Dhjetë orë udhëtim dhe një humbje e thellë, ja disfata

Ekipi i Lushnjes ditën e mërkurë në darkë është nisur drejt Italisë, ku ka luajtur takimin miqësor ndaj skuadërs italiane, Leçes. Një miqësore luksi, e cila rezultoi në "dështim" edhe pse vetëm një miqësore.

Ekipi ka udhëtuar gjithë natën me traget për gati dhjetë orë mes për mes Adriatikut, dhe ka mbërritur në Itali vetëm paraditen e së enjtes për të zhvilluar më pas takimin pasditen e së njëjtës ditë.

Lushnja është mundur me rezultatin e thellë 4-0, pasi pjesa e parë e përballjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Turchetta me dy gola, Pacilli dhe Monaco vulosën fitoren e Leçes.

 

Poll

Lexo gjithashtu