Tomori në këtë merkato vere mund të quhet me plot gojën një dështim total.
Beratasit nuk kanë mundur të afrojnë asnjë lojtar të ri, ndërsa në Kategorinë e Parë do t'i besohet grupit të futbollistëve që arritën të dilnin kampionë të Kategorisë së Dytë sezonin e shkuar.
Pasi nuk arritën të bindnin Mihanin, Ramazanin, Muçajn, Bajazitin dhe disa lojtarë të tjerë për t'i afruar në ekip, tashmë drejtuesit e klubit dhe stafi teknik i Tomorit ka hedhur sytë nga elementët premtues, duke i prezantuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook si lojtarët e së ardhmes.
Bëhet fjalë për Aldrit Oshafin, Arbiol Sherifin dhe Ariel Drabon, futbollistë te të cilët Tomori shpreson për sezonin e shkuar.
[gallery columns="1" size="full" ids="32430"]
