
Jo vetëm Drejtor Sportiv, por tashmë i plotfuqishëm në radhët e Kukësit. Dritan Dervishi ka marrë në dorë çdo gjë në klubin verilindor, ndërsa pa pyetur atë, asgjë nuk ndodh, ose ka masa shtërnguese, gjobë.
“Newsport.al” ka dashur të intervistojë një nga lojtarët verilindorë, ndërsa përgjigja ka qenë e prerë, pasi duhej pyetur më parë drejtori Dervishi. Ky i fundit ka marrë në dorë dhe deklaratat në media, ku shpesh e kemi parë të flasë vetë, madje më shumë nga çfarë i takon.
Megjithatë, fakti që lojtarët duhet të pyesin atë, nuk është fare i hijshëm, pasi klubi ka zëdhënës shtypi, i cili ka të gjitha të drejtat për të caktuar se kush duhet dhe nuk duhet të flasë për median vizive apo të shkruar.
Poll