
Pescara ka fituar ditën e sotme në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 1-2. Një derbi shqiptarësh në fushë pasi për Empolin nga minuta e parë u aktivizua mbrojtësi Veseli, ndërsa për Pescarën titullarin ishin Memushaj dhe portieri Kastrati. Miqtë shënuan golin e parë që në minutën e 19-të me Bettella pas një asist nga mesfushori kuqezi, Memushaj, ndërs në të 32-të Galano dyfishoi sfidën.
Vendasit reaguan në fund të pjesës së parë me Dezin, por në fund ishte Pescara që doli me 3 pikë nga kjo ndeshje. Me këtë fitore skuadra e Pescarës renditet në vendin e 4-të me 19 pikë, ndërsa Empoli ngelet me 17 pikë në vendin e 10-të.
Poll