
Diego Godin është pranë largimit nga kampionati spanjoll. Qendërmbrojtësi për momentin ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Atletiko Madridin dhe dëshiron kalimin në Seria A. Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport" agjenti i tij i ka ofruar lojtarin Juventusit, Milanit dhe më pas Interit.
Beppe Marotta, drejtori sportiv i Interit e ka kërkuar lojtarin dhe në kohë që ishte pjesë e Juventusit dhe tashmë e shikon lojtarin si zëvendësuesi e mbrojtësit brazilian Miranda që pritet të largohet nga skuadra. Jo vetëm Interi dhe Milani ka hyrë seriozisht në garë për mbrojtësin uruguajan që do të zgjidhte problemet e shumta në fazën e mbrojtjes. Godin dëshiron të luajë në "Champions League" dhe në fund të sezonit do të vendos për të ardhmen e tij. "Derbi" i Milanos tashmë ka nisur, por këtë herë jo në fushën e lojës, por në merkato.