Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Derbi i Manchesterit, Ten Hag dhe Guardiola zbresin titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i Manchesterit, Ten Hag dhe Guardiola zbresin titullarët (FORMACIONET

Sot në orën 13:30 do të shijojmë një supersfidë në derbin mes Manchester United dhe Manchester City në Old Trafford për javën e 18-të të Premier League. Dy gjigantët anglez kanë dhuruar gjithmonë spektakël në përballjet mes tyre sidomos në ndeshjen e fundit e cila përfundoi me plot 9 gola, 6-3 për “Qytetarët”.

Ndryshe nga ndeshja e fundit, kësaj rradhe, “Djajtë” kanë ngritur jashtë mase nivelin me emërimin e Erik ten Hag në krye të skuadrës. United mban vendin e katërt në renditje, që është edhe objektivi parësor i klubit për të qenë prezent në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe vëmendja kryesore bie mbi sulmuesit Rashford e Haaland që kanë peshën e shënimit të golave.

Formacionet Zyrtare:

Manchester United (4-3-1-2): De Gea; Wan Bissaka, Varane, Shaw, Malacia; Eriksen, Casemiro, Fred; Fernandes; Rashford, Martial. Trajner: Erik ten Hag

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Akanji, Ake, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Haaland, Foden. Trajner: Pep Guardiola

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga