Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Derbi i kryeqytetit zhvendoset në volejboll, Tirana fton tifozët: Gocat kanë nevojë për ju

Shkruar nga NEWSPORT

Të shtunën, do të luhet derbi i kryeqytetit në volejboll për femra. Tirana do të presë Partizanin në pallatin e sportit, “Farie Hoti”. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dy ekipet që do të tentojnë të dalin të fituar.

Sfida do të zhvillohet në orën 17:00 dhe gjithmonë këto dy skuadra kanë prodhuar rivalitet në çdo lloj sporti në vendin tonë. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar, klubi shumësportësh Tirana shkruan:

“E shtuna e Volejbollit në “Shtëpinë e Kampionëve” do të nisë prej orës 17:00 me Derbin e Kryeqytetit ku vajzat bardheblu do të përballen me skuadrën e Partizanit. Gocat e Tironës kanë nevojë për mbeshtetjen e tifozëve bardheblu”.

[caption id="attachment_666738" align="alignnone" width="1348"] Derbi i kryeqytetit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga