Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytetit, Olsi Rama tregon “live” arsyen e “migrimit” në Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i kryeqytetit, Olsi Rama tregon “live” arsyen e

Partizani dhe Tirana luajnë të shtunën në orën 18:45 sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Takimi është vendosur të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe shumë tifozë e kanë kontestuar, ndërsa i ftuar në emisionin “Skaner” drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka treguar arsyen përse nuk mund të zhvillohet në Tiranë.

“Ajo që po ndodh në kampionat, është ta filloj nga polemika me stadiumin. Vijmë nga ndeshja me Kukësin, ku më pëlqeu stadiumi i ri. Ishte një model sesi mendoj unë që duhet të jenë stadiumet në Shqipëri. Komod i vogël.

Në Tiranë kemi dy stadiume. Ishte dëshira jonë që të ktheheshim të luanim në Selman Stërmasi, për tifozët, por arsyeja pse nuk bëhet dot ndeshja në Tiranës, është se në Air Albaina pritet finalja, ndërsa në Selman Stërmasi nuk garantohet siguria, pasi nuk është gardhi rrethues.

Është problematik një derbi Partizani-Tirana. Nuk e shikoj të logjikshme, që dyert e Air Albania të mos hapen për një derbi. Sa herë ka pasur derbi në Selman Stërmasi, policia ka refuzuar ta marrë përsipër sigurinë, për shkak të kushteve në atë stadium. Ne migrojmë nga halli, jo nga qejfi.

Është fatkeqësi që stadiumi që në fillim lindi çalaman për problemet me fushën. Është nga të paktat ndeshje që ne mund të arkëtojmë diçka, nëse luhej në Air Albania. Kush i shikon llogaritë tonë?!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga