Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Denoncimi i Flamurtarit për Bujar Pregjën, drejtori Ferko: Provokoi tifozët, një person dashakeqas për klubin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Denoncimi i Flamurtarit për Bujar Pregjën, drejtori Ferko: Provokoi

Flamurtari denoncoi dje në komisariatin e Vlorës, delegatin e FSHF, Bujar Bregjën. Vlonjatët akuzojnë ish-arbitrin për nxitje dhune dhe provokim të tifozërisë vendase. Drejtori i klubit ka zbuluar shkaqet pse dolën në këtë përfundim duke e quajtur Pregjën një person jo dashamirës për Flamurtarin.

“Çuditërisht mbas mbarimit të ndeshjes Z.Pregja ka provokuar tifozët vlonjatë në një mënyrë që s’po e kuptojmë pse. Çfarë qëlimi ka? Klubi i Flamurtarit s’mund të rrinte indiferent ndaj këtij reagimi të këtij personi që nuk është shumë dashamirës ndaj klubit tonë.

Mund të ndodhë dhe ka ndodhur që mund të krijojë dhunë mes tifozëve. Ne jemi shumë të qetë sepse kemi të drejtë për atë që bëmë, për denoncimin. E drejta është në anën tonë”, deklaroi Alfred Ferko për Report TV.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga