
Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham janë dënuar me 22 milion paund nga Premier League. Klubet kanë qenë pjesë e idesë së Superligës së Europës dhe më pas kanë hequr dorë. Gjashtë më të mëdhatë e Anglisë janë gjobitur nga liga për këtë ide.
Në fundin e prillit Premier League, UEFA, FIFA dhe federatat anëtare bënë me dije se klubet do dënoheshin me gjoba dhe heqje pike, teksa Sky Sport raporton se gjashtë skuadrat nga Anglia janë gjobitur me këtë shumë, e ndarë jo në mënyrë të barabartë. Pritet që Federata angleze të japë vendimin pasditen e sotme, me klubet që do duhet të paguajnë diçka më shumë se 3.5 milion euro "për kokë".
Poll