
Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Athletic Bilbao në kampionat. Një barazim që nuk iu jep mundësinë t’iu afrohen Real Madrid në klasifikim.
Por përveç barazimit, kjo sfidë ka “sakatuar” lojtarët katalanas. Dy prej tyre janë dëmtuar dhe u detyruan të linin fushën e lojës. Bëhet fjalë për Frenkie de Jong dhe Pedrin.
Xavi Hernandez ka folur pas kësaj sfide, ku ka theksuar se skuadra e tij humbi dy lojtarët kyç.
“Është një ditë e trishtuar për Frenkie de Jong dhe Pedrin. Edhe ne jemi të trishtuar. Ne do të shohim se sa kohë do t’u duhet për t’u rikuperuar. Lëndimet nuk duken mirë. Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm”, ka theksuar trajneri spanjoll.
Kujtojmë se përveç De Jong dhe Pedrit vazhdojnë të jenë të dëmtuar edhe Gavi, Alejandro Balde, Ferran Torres dhe Marcos Alonso. Mungesa të rëndësishme për katalanasit në pjesëm më delikate të sezonit.