
Edon Zhegrova ka debutuar me Baselin në Superligën e Zvicrës.19 vjeçari i kombëtares së Kosovës ka luajtur për 6 minuta në fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti në transfertën e Xamax. Pas takimit, Zhegrova ka treguar emocionet e debutimit te gjiganti zvicerian, teksa ka shtuar se është lidhur shumë me futbollistët me origjinë shqiptare të cilët aktivizohen te Basel.
"Debutimin e vlerësoj si një fillim të mbarë. Trajnerin edhe ekipi më ka prit shumë mirë. Futbolli zviceran nuk ka shumë ndryshim me atë belg sepse Baseli ka një stil të lojës ofenziv që më përshtatët mua. Jam i lumtur me pritjen e Taulantit dhe Albianit që më kanë ndihmuar shumë rreth stërvitjeve, vendit këtu. Zvicra ka shumë shqiptarë dhe është ndjenjë shumë e mirë të luash pranë tyre. Edhe dje në stadium kam pasur shumë përkrahje"-deklaroi Zhegrova