Ernest Gjoka ka debutuar me humbje në krye të pankinës së Shkëndijës së Tetovës. Ditën e sotme është luajtur ndeshje e parë e javës së 10-të në kampionatin maqedonas dhe Shkëndija është mundur minimalisht në shtëpi 1-0
Një gol i Maslac në fund të pjesës së parë vendosi ndeshjen duke i shkaktuar kështu humbjen në debutimin trajnerit Ernest Gjoka. Ky ishte ndeshja e parë zyrtare për ish-teknikun e Kukësit. Me këtë humbje Shkëndoja renditet në vendin e 10-të me 11 pikë.