Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

DEBATI NË FACEBOOK/ Gazetari akuzoi Tiranën për aleanca dhe përmendi portierin Lika, reagon futbollisti: Kujdes kur përmend emra!

Shkruar nga NEWSPORT

"Zhurma" e madhe mediatike që ka krijuar humbja e Tiranës kundër Kukësit ka përfshirë të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, duke akuzuar me prepotencë e madje edhe me siguri "fisnike" për tolerancë të bardhebluve kundër verilindorëve, ndonëse këta të fundit nuk njohin humbje këtë sezon dhe janë ekipi më në formë në Kategorinë Superiore.

Por, një status në Facebook nga gazetari sportiv, Ervin Baku ka ngacmuar jo pak mesfushorin e Kukësit, Bedi Grecën, i cili ka komentuar duke kërkuar me mirësjellje dhe logjikë të ftohtë nga gazetari që të mos përmendë emra futbollistës për faktin se dikush ndihet keq.

Greca i referohet portierit Ilion Lika i përmendur në statusin e gazetarit sportiv, në vend të emrit të ekipit të Tiranës në rezultatin e sfidës kundër Kukësit.

Ai që ka sqaruar përmendjen e emrit të portierit bardheblu është vetë gazetari Ervin Baku, i cili replikon me Grecën duke shkruar se Ilion Likën e ka përmendur si futbollistin që ishte i vetmi që luftonte përballë kundërshtarëve.

Mirëpo, siç duket Bedi Greca nuk e ka pasur aspak të lehtë të pranojë akuzat se Kukësi pranon tolerancën sportive në fushën e lojës, duke shkuar më tej kur shkruan se: "E dimë shumë mirë kush ka aleanca në kampionatin tonë të famshëm dhe kurrë nuk është bërë e madhe", një shprehje që me të drejtë mund të përkthehet në idenë e Grecës, si një dashakeqësi mediatike ndaj Tiranës dhe Kukësit. / NEWSPORT.AL

123

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga