Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Debate në Asamblenë e Vllaznisë, administratori Lici: Jam gati të largohem, nuk e kam marrë me tapi këtë pozicion

Shkruar nga NEWSPORT
Debate në Asamblenë e Vllaznisë, administratori Lici: Jam gati

Ditën e sotme në Shkodër është mbajtur Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia për të diskutuar rreth problemeve financiare të klubit shkodran. Një mbledhje që ka zgjatur rreth 2 orë e gjysëm dhe është shoqëruar me tone të ashpëra, por në fund nuk ka miratuar asnjë vendim të rëndësishëm për ecurinë e skuadrës.

Adiministratori i Vllaznisë, Suad Lici, është përplasur me disa prej këshilltarëve të Bashkisë përsa I përketë informalitetit të klubeve të tjera në Superligë, gjë e cila nuk ndodh te Vllaznia.

"Vllaznia nuk informalitet. Ndryshe ndodh në klubet e tjera të Superligës ku paguajnë trajnerët apo lojtarët me nga 4-5 mijë euro rroga dhe depozitojnë kontrata me nga 300-500 mijë lekë të vjetra në FSHF. Presidenti Safet Gjici e ka pranuar me zë e figurë diçka të tillë  dhe ky është realiteti I futbollit në Shqipëri.

Unë kam punuar më pastërti dhe jam përkushtuar me seriozitet të plotë në skuadër. Jam afruar me dëshirën e mirë për të ndimuar klubin. Nëse ju mendoni se dikush tjetër mund ta bëjë më mirë rolin tim, largohem. Nuk e kam marrë me tapi këtë vend dhe nëse dikush e bënë më mirë largohem. E di që kjo është shumë e rëndë për buxhetin e Bashkisë, por të gjitha kontratat janë në FSHF. Nëse nuk jeni dakort me mua, mund të bëni zgjedhje tjetër" u shpreh ndër të tjera administrator Lici.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga