Ish lojtari i kombëtares spanjolle të futbollit, David Villa ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fundin e këtij sezoni. 38 vjeçari është pjesë e Visse Kobe dhe shok skuadre ka Andres Iniestën, ish shokun e tij te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle. Dy veteranët janë pjesë kyçe e klubit Japonez, duke synuar edhe trofeun e Kupës këtë sezon.
Lajmi i tërheqjes nga futbolli për Villën, ka sjellë edhe shumë reagime nga ish kolegët e tij. Një të tillë e ka bërë edhe Iniesta, teksa ka emocionuar me fjalët e tij. Dyshja e Visse Kobe ka fituar së bashku shumë trofe, nga kampionati Botëror me Spanjën e deri te Champions League dhe Liga spanjolle. “Si mik është një ditë e trishtuar sepse do të më mungosh shumë, por e lumtur që kemi ndarë sëbashku sezonin tënd të fundit. Kemi ndarë momente të paimagjinueshme. Të dua mik”, shprehet Iniesta në postimin e tij.