Dje, Kosova luajti një ndeshje miqësore kundër Letonisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të përfaqësueses kosovare. Goli i parë për Kosovën u shënua nga Amir Rrahmani.
Qendërmbrojtësi i njohur duket se ka një lidhje të ngushtë me golin, teksa ishte i pari që çeli rrugën e golave për ekipin e tij.
Por e veçanta qëndron që goli i shënuar nga Rrahmani erdhi në datën 13 nëntor, në minutën e 13-të të takimit dhe pikërisht nga lojtari që mban numrin 13 me përfaqësuesen e Kosovës.
[gallery columns="1" size="full" ids="169802"]
Poll